Elinel e kujton kështu përvjetorin e parë të martesës…
Reperi i njohur Elinel i dha fund beqarisë së tij vitin e kaluar.Ai është i martuar me Klementina Arifin, së bashku kanë një vajzë dhe jetojnë në Prishtinë.
Në kujtim të përvjetorit të martesës, Elinel ka publikuar disa fotografi, të cilat i kishte realizuar bashkë me partneren e tij në ditën e tyre të dasmës.E veçanta e këtyre fotografive, është se janë karizmatike. Në njërën nga to bashkëshortja e tij shfaqet duke e ndjekur pas reperin, ndërsa në tjetrën duke e tërhequr pas vetes.Në llogarinë personale të reperit në Instagram, nuk kanë munguar pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit.