Linkin Park organizim special në kujtim të Chester Bennington
Linkin Park ka bërë të ditur se do të organizojë një event special në Los Anxheles në përkujtim të vokalistit të ndjerë të grupit, Chester Bennington.Grupi i famshëm e bëri të ditur lajmin përmes një postimi në Twitter, me këtë rast kanë falënderuar dhe fansat për mbështetjen që kanë treguar pas humbjes tragjike të Bennington.
“Donim t’ju falenderonim për dashurinë e madhe që keni treguar, gjë që na ka bërë më të fortë gjatë kësaj periudhe jashtëzakonisht të vështirë. Ne të pestë e vlerësojmë mbështetjen në një kohë që po shërohemi dhe po ndërtojmë të ardhmen e Linkin Park. Po organizojmë një event publik në Los Anxheles për të nderuar kujtimin e Chester. Do të publikojmë detaje së shpejti”, shkruan grupi muzikor.Chester Bennington vdiq në moshën 41-vjeçare, më 20 korrik, pasi vari veten me një rrip në shtëpinë e tij, në Kaliforni.Ai la pas bashkëshorten Talinda dhe 6 fëmijë, 4 djem e 2 vajza.