Lajme

28 August 2017

Bella Hadid pozon për revistën prestigjoze krah të dashurit të ri?

Bella Hadid sapo është bërë pjesë e një prej revistave më prestigjose, “Vogue Australia” ku ka treguar edhe një prerje të re të flokëve të saj por jo vetëm.

Në kopertinën e kësaj reviste së bashku me të ishte edhe modeli australian Jordan Barret me të cilin aludohet se është në një lidhje të fshehtë romantike.

Ata janë parë së bashku në muajin maj teksa shijonin një udhëtim me jaht në Kanë dhe që nga ajo kohë janë bërë të pandashëm. Gjithashtu janë fotografuar teksa qëndronin vetëm në apartamentin e Hadid në New York. Jordan ka treguar se ai e ka njohur Bella-n nëpërmjet Hailey Baldwin dhe se të tre janë miq shumë të mirë.

Nga ana tjetër Bella është shprehur se e mban afër modelin 20-vjeçar pasi ai ndodhet i vetëm në New York, larg familjes së tij për t’ju përkushtuar karrierës si model. Asnjëra palë nuk ka pranuar këto aludime që qarkullojnë në median rozë duke theksuar se janë vetëm shokë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com