Lajme

28 August 2017

Lorde habit me performancën e saj, ngjitet në skenë por nuk këndon

Këngëtarja shumë e talentuar dhe e dashur nga publiku ka qenë pjesë e ceremonisë muzikore VMA 2017. Ajo një nga artistet që u ngjit në skenë për të performuar këngën e saj ‘Homemade Dynamite’, por ndryshe nga çfarë pritej ajo nuk këndoi as edhe një notë nga kënga, por vetëm kërceu në ritmet e saj. Kjo erdhi si pasojë e gjendjes jo optimale të artistes pë të kënduar. Shumë e vlerësuan këtë performancë si një risi për këtë ceremoni, që Lorde e solli në formë shumë artistike, e të tjerë nuk ishin aspak të kënaqur që një këngëtare me potencë të tillë nuk këndoi live. Gjithsesi ajo për të cilën janë të gjithë në të njëjtin mendim është që Lorde e shijoi në maksimum performancën e saj.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com