Victoria Beckham lë pas komplekset, poston videon e paçensuruar
Jemi mësuar që Victoria Beckham ta shohim gjithmonë perfekte. Ajo ka imazhin e një biznesmeneje, një bashkëshorteje si dhe një nëne shumë të suksesshme. Në media nuk kemi parë lajme të cilat flasin për ndonjë skandal të saj, përkundrazi vetëm për veshjet e kuruara deri në detaje apo edhe për familjen e mrekullueshme që ka.
Pas suksesit që ka arritur me linjën e saj të brendshme dhe të rrobave të banjes, ylli 43- vjeçar ka prezantuar dhe linjën e kozmetikës.
Teksa po bënte një tutorial ajo ka dalë paksa nga kornizat e perfektes dhe nuk ka nguruar të tregojë sensin e humorit. Ngrihet nga krevati me një maskë argjendi të pazakontë për fytyrën, e më pas drejtohet nga pasqyra e rrëfen se si ajo i jep vetes shkëlqimin e përsosur të lëkurës.
Në një moment Victorias i bie nga dora furça dhe në video dëgjohet teksa thotë “Oh sh**t” dhe më pas shton “Kjo ishte qesharake”.
Në raste të tjera 43-vjeçarja do ta kishte hequr këtë pjesë nga videoja, por zgjodhi të kundërtën dhe na tregoi një anë të saj që shumë pak e dinë.