Lajme

05 September 2017

Aktorja amerikane e pranon: “Jam e çmendur pas Princ Harry-t”

Ata janë munduar ta mbajnë sa më sekret marrëdhënien e tyre për më shumë se një vit por ndërkohë që romanca e tyre sa vjen e bëhet më serioze, Maghan Markle ka folur për herë të parë për Princ Harry, në një intervistë të dhënë së fundmi për “Vanity Fair”.

Aktorja amerikane, e cila është shfaqur në kopertinën e kësaj reviste, nuk ka folur kurrë më parë për romancën e saj me Harry por më në fund ajo ka konfirmuar se ata janë të dashuruar. Ajo ka treguar se janë njohur nëpërmjet shoqërisë së përbashkët në Londër korrikun e vitit që lamë pas.

36-vjeçarja ka lënë gjithashtu të nënkuptohet se ndërkohë që fejesa do të ndodhë së shpejti, çifti do të vazhdojë të mbajë lidhjen e tyre private dhe larg vëmendjes mediatike.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com