Modelja seksi anëtarja më e re e ‘familjes’ OTR
Grupi i njohur muzikor, OTR tashmë ka një anëtare të re dhe ajo është modelja Oriola Marashi, një ndër modelet më të përfolura në Shqipëri. Përveç pasionit për modelingun duket se ajo ka një pasion të madh për muzikën. E për këtë arsye Oriola ka vazhduar studimet për kanto, e ka deklaruar se muzika do të jetë dashuria e saj e përhershme.
Në një postim të fundit me reperin e njohur,ajo na ka zbuluar se ëndrrat e saj po bëhen realitet. Dhe sigurisht nuk mund të mos falënderonte Noizy-n dhe grupin e tij të cilët po i japin një “dorë” për të debutuar me sukses në muzikë.
“Gjithmonë mirënjohëse” shkruan Oriola në foton e postuar në Instagram me Noizy-n.