Rivaliteti mes ish-gruas së Kevin Hart, Torrei dhe Eniko Parrish ende vazhdon
Ish-gruaja e Kevin Hart, Torrei e ftuar në emisionin televiziv “Inside Edition” ka folur për “gënjeshtrat dhe pabesitë” që përfunduan martesën e tyre .
Torrei u martua me komedianin në vitin 2003 dhe ajo është nëna e fëmijëve të tij Hendrix dhe Heaven.
Pas ndarjes midis tyre Kevin Hart nisi një lidhje të re me Eniko Parrish, e cila aktualisht është shtatzënë.
Në muajin gusht, Torrei deklaroi se ishte e detyruar të fliste publikisht në lidhje me thashethemet që qarkullonin në media për ndarjen e tyre. Kevin filloi të takonte Enikun, ndërsa ai ishte ende i martuar me të. Eniko nga ana tjetër nëpërmjet mediave sociale tha se ajo nuk kishte të bënte me ndarjen e tyre.
Torrei i kundërshtoi këto pretendime në atë kohë, duke thënë se faktet nuk gënjejnë, gjithashtu kujtoi fillimin e martesës së tyre, duke thënë se ata u takuan kur ai ishte duke shitur atlete, por kur filloi të bëhet i famshëm, ajo ndihej “pak e lënë prapa” dhe ata u ndanë.
Në lidhje me të gjitha këto lajme, vetë Kevin nuk ka pasur asnjë reagim.