Chris Brown i shpëton gjykatës
Chris Brown ka arritur një marrëveshje në lidhje me padinë që Liziane Gutierrez ka bërë për të.
Liziane Gutierrez është gruaja që dyshohet se Chris Brown e ka sulmuar në një hotel në Las Vegas, pasi që ajo kishte shkrepur një fotografi të tij. Gutierrez e ka paditur Brown në muajin shkurt, duke thënë që ai e kishte goditur në fytyre dhe ia ka marrë telefonin pasi ajo kishte bërë një foto gjatë kohës së tyre private në Hotel Palms.
Sipas burimeve të TMZ fillimisht është folur për një shume prej 70,000 dollarësh, mirëpo mendohet se Liziane ka marrë më pak.