Karrueche tregon pse kërkoi urdhër mbrojtje nga Chris Brown
Karrueche Tran sqaron të vërtetën në lidhje me veprimet e saj ligjore kundrejt Chris Brown.
Ylli i serialit televiziv ‘Claws’, ka qenë e ftuar në emisionin e mëngjesit në Hot 97. E pyetur për urdhërin e mbrojtjes nga Chris që gjykata i kishte siguruar ajo dha një përgjigje të shkurtër por të sinqertë.
“Situata arriti në atë pikë ku unë nuk mundesha të duroja më. Unë jetoj në Los Angeles. E bëra për të qenë më e sigurt. Shkoj ku dua të shkoj, besoj e kuptoni ku e kam fjalën.. Kjo ishte ajo çfarë kisha nevojë.”-ka thënë ndër të tjera modelja dhe aktorja që së fundmi po e zgjeron suksesin e saj. Ajo ka sqaruar që nuk e kishte menduar që kjo gjë do të kthehej në dramën e revistave, thjesht e kishte bërë për sigurinë e saj.