Chance the Rapper probleme me ligjin…
Një grua që u rrëzua në koncertin e Chance the Rapper po kërkon dëmshpërblim për dëmtimet fizike.
Ka qenë një javë e vështirë kjo për reperin e njohur. Në fillim ai u akuzua për vjedhje të një ‘sample’ nga një artist legjendar Jazz-i. E tani një grua pretendon se u lëndua fizikisht në prapaskenë gjatë takimit të fansave me reperin. Akuzuesja e paidentifikuar pretendon se gjatë koncertit në Chicago u rrëzua për shkak të një zinxhiri në tokë e u dëmtua. Sipas saj zona duhet të ishte më e sigurt dhe për këtë ka akuzuar organizatorët, AEG Live. Fatmirësisht për Chance akuza nuk ka qenë drejtpërdrejt për të.