Motrat Hadid sfilojnë së bashku
Bella Hadid dhe Gigi Hadid kanë pozuar së bashku në fushatën e fundit të disenjatores, Alberta Ferretti e cila është mbajtur në kuadër të javës së modës në Milano.
Ato nuk janë vetëm motra por edhe supermodele madje mund të konsiderohen edhe si rivalet më të mëdha të njëra tjetrës. Ato kanë dy vjet diferencë mes tyre, ku Gigi është 22 vjeçare dhe Bella 20 vjeçare.
Në sfilatë ato rrëmbyen gjithë vëmendjen e mediave dhe të pranishmëve me paraqitjen e tyre me ngjyrë të zezë por edhe me bukurinë dhe linjat trupore.