Madonna dhe Lady Gaga vazhdojnë me inatet e vjetra
Në vitin 2012, Madonna dhe Lady Gaga kritikuan njëra-tjetrën për muzikën që ato bëjnë.
Ishte Madonna ajo që i quajti këngët e Lady ‘të papërpunuara’, dhe më pas kjo e fundit ka treguar në filmin e saj më të ri se dëshironte që gjithçka ta flisnin përballë.
Në dokumentarin për Netflix, ajo shpjegon se kërkon nga Madonna vetëm t’i tregojë gjithçka që ka për këngët e saj në fytyrë, pa pasur nevojë që ta shprehë mendimin publikisht.
Ndërkohë, diva e popit nuk ka reaguar akoma për këtë gjë.