Lajme

25 September 2017

Jason Derulo, viktima e radhës e hajdutëve, i vjedhin 300 mijë $

Jason Derulo është VIP-i i radhës që ka pësuar grabitje në shtëpinë e tij në Los Angeles. Burime brenda policisë tregojnë se një pjesëtar i ekipit të këngëtarit ka shkuar në shtëpi gjatë të premtes dhe ka kuptuar që diçka nuk shkonte. Dikush kishte hyrë duke marrë disa sende me vlerë si bizhuteri të shtrenjta dhe 300 mijë dollarë cash nga shtëpia. Policia ende nuk ka mundur të zbulojë se si hajdutët kanë hyrë brenda por dyshojnë se është dikush i brendshëm që e njeh mirë shtëpinë.

Shumë të famshëm janë grabitur në Los Angeles dhe vjedhjet janë në rritje gjatë këtij viti. Përveç Derulos viktima të tjera janë edhe Demi Lovato, David Spade, Kendall Jenner, Drake, Nicki Minaj, Scott Disick, Alanis Morissette, etj..

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com