Lajme

25 September 2017

Kim Kardashian jep detaje të reja për historinë e saj me Kanye West

Autori Jerry Oppenheimer botoi një libër me përmbledhje rreth familjes Kardashian, duke treguar gjithçka rreth historisë së saj. Me këtë rast dolën edhe shumë të pathëna rreth familjes.

Gjithashtu Kim gjatë një dokummentari me rastin e 10 vjetorit të “Keeping up the Kardashians” tregoi edhe se si kishte arritur deri te njohja me Kanye-n, duke treguar se në atë kohë, ajo ishte e martuar.

“Menjëherë pasi u martova me Kris Humphrise, u ulëm të bisedojmë me Kanye dhe në një moment shoqëria jonë mori drejtim tjetër. Atë herë kuptova që duhet të mendoja edhe një herë se çfarë doja” ka thënë Kim.

Ndërkohë, çifti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një dasmë madhështore në vitin 2014. Ata janë prindër të dy fëmijëve, ndërsa në janar do të presin fëmijën e tyre të tretë, të cilin do ta lindë një nënë zëvendësuese.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com