Anëtarët e grupit të punës të The Weeknd nën hetim për përdhunimin e një gruaje në prapaskenë
Dy pjesëtarë të grupit të turit të The Weeknd janë nën investigim për përdhunimin e një gruaje në prapaskenë. Sipas TMZ, dy pjesëtarë të përkohshëm të grupit të prapaskenës janë duke u investiguar për krimin e përdhunimit të një gruaje pas përfundimit të koncertit. Sipas këtij portali, artisti ka qenë jashtë ndërtesës në momentin që kjo ngjarje ka ndodhur. Gruaja që ka bërë kallzimin në policinë e Ohio State University të mërkurën, pretendon që ngjarja ka ndodhur në koncertin në Schottenstein Center. Sipas raportit të policisë besohet që të gjithë kanë qenë të dehur gjatë përdhunimit. “Duart, këmbët dhe dhëmbët” janë “armët” e përdorura gjatë kësaj ngjarje, sipas raportit. Asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani, gjithsesi ajo çfarë është e rëndësishme për t’u theksuar është që The Weeknd ka mbetur jashtë këtij skandali dhe turi i tij do të vazhdojë normalisht.