Kate Upton rikujton shkëlqimin e saj të dikurshëm
Kate Upton dikur konsiderohej si ikonë e modës. Aktualisht është 25 vjeçare dhe është duke përjetuar një romancë me Justin Verlander, një multi milioner i cili ka rrëmbyer zemrën e saj, por vet modelja nuk është rrëmbyer asnjëherë nga luksi.
Me kalimin e kohës, Kate Upton ka humbur shkëlqimin dhe epitetin si femra më e bukur në botë. Këtu kanë ndikuar edhe motrat Hadid, sidomos Gigi Hadid, e cila është modelja më e shtrenjtë në treg aktualisht.
Ajo ka pasur probleme të mëdha me peshën, nuk është më në top formë dhe nuk ka më linjat trupore të dikurshme, mirpo së fundmi ka rikujtuar një kopertinë ku ka lënë gjurmë, bëhet fjalë për kopertinën e Vogue.
“Vajza amerikane e ëndrrave, si u bë Kate Upton supermodelja më e nxehtë e botës”, shkruhet në kopertinën e revistës së dikurshme të Vogue.