Lajme

27 September 2017

Yo Gotti akuzohet për sulmin ndaj reperit Young Dolph

Policët besojnë se Yo Gotti kishte të bënte me incidentin e shkaktuar ndaj Young Dolph gjatë xhirimeve të tij në Los Angeles. Ata shprehen se disa informacione të grumbulluara kohët e fundit rritin shkallën e fajësisë për reperin Yo Gotti.

Sipas policëve, Dolph dhe Yo Gotti qëndruan në “Loews Hollywood Hotel”, kur ekipet e tyre përkatëse u përfshinë në një konflikt.

Mosmarrëveshja së shpejti u bë e dhunshme dhe si pasojë Young Dolph u plagos, kur një nga tre sulmuesit e qëlluan reperin. Raportet pohojnë se Yo Gotti ishte i përfshirë drejtpërdrejt në konfrontim por nuk japin më tepër detaje.

Për sa i përket gjëndjes shëndetsore të Young Dolph ajo paraqitet e qëndrueshme, por sërish mbetet kritike.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com