Lajme

27 September 2017

Reperi DMX po përballet me probleme serioze

Duket se problemet për reperin DMX nuk kanë të mbaruar. Ai së fundmi nuk po lufton vetëm varësinë, por po përballet edhe me probleme me qeverinë, për një skemë të mashtrimit të taksave.

Sipas “Bossip”, qeveria ka akuzuar DMX për mbajtjen qëllimisht të 1.7 milion dollarëve në taksat federale të të ardhurave nga qeveria për vite me rradhë.

Aktualisht ai gjendet në rehabilitim pasi ka testuar pozitiv ndaj përdorimit të kokainës dhe është duke u përballur edhe me një numër problemesh financiare dhe ligjore.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com