Harry Styles një gentleman i vërtetë, ja gjesti ndaj të dashurës së tij
Harry Styles dhe Camille Rowe vazhdojnë romancën e tyre. Ish ylli i One Direction dhe modelja e Victoria Secret janë fotografuar të dielën duke darkuar në Los Angeles. Një nga detajet që i ra në sy paparacëve është gjesti i artistit, i cili ndonëse i kishte duart e zëna i mbante çantën të dashurës, si një gentleman i vërtetë.
Thashethemet për romancën e tyre nisën që në Korrik të këtij viti pavarësisht se dyshja u përpoq që ta mbante të fshehur.