Amber Heard filmohet duke u puthur me një djalë misterioz
Amber Heard duket se nuk po e vuan aspak ndarjen e saj nga bosi miliarder, pronar i Tesla, Elon Musk. Ish-bashkëshortja e Johnny Depp është fotografuar teksa puthet në mes të ditës me një djalë misterioz.
Nje burim ka thënë për “Page Six” se dyshja është filmuar në një shtëpi në Queensland. Sipas burimeve, Heard, e cila është në xhirimet e filmit të saj të ri, qëndron në këtë banesë të marrë me qera nga kompania e prodhimit të filmit. Në videon e bërë nga paparacët shfaqet bukuroshja duke u puthur në mënyrë shumë pasionante me një djalë muskuloz misterioz.
Ky film u bë madje shkak i ndarjes së Amber dhe Musk në muajin gusht.