Kian Egan bëhet sërish baba
Ylli i Westlife, Kian Egan dhe bashkëshortja e tij Jodi Albert nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instagram, treguan se ata janë bërë me fëmijën e tyre të tretë që e kanë quajtur Cobi.
Ndjekësit e shumtë kanë uruar çiftin.
Kian dhe Jodie janë martuar në vitin 2009 dhe tashmë janë prindër të djemve Koa dhe Zeke.
Ish-ylli i Hollyoaks, Jodie më herët kishte deklaruar se dëshiron të ketë një familje të madhe dhe se ajo dhe Kian dëshirojnë të kenë një vajzë.