Mariah Carey sjellje të papërshtatshme në TV pas tragjedisë në Las Vegas
Shikuesit e “Good Morning Britain” kanë ngelur plotësisht të shokuar nga paraqitja e këngëtares Mariah Carey në intervistën pas lajmit të fundit të të shtënave në Las Vegas. 47-vjeçarja do të duhej të bisedonte me prezantuesit Piers Morgan dhe Suzanna Reid në lidhje me shfaqjen e saj të krishtlindjes në Londër dhe Paris, para se të dilte lajmi i fundit për incidentin tronditës në Festivalin e 91-të të Harvest Music Route. Duke u shfaqur drejtpërdrejtë nga shtëpia e saj në Beverly Hills, Mariah e veshur me një fustan të kuq u pa e shtrirë në divan kur prezantuesit televizivë britanikë e pyetën atë rreth sulmit. Komentet rreth këngëtares ishin negative pasi ajo të jepte përshtypjen sikur po qëndronte për të bërë një set fotografik.