Emily Ratajkowski sërisht në qëndër të vëmendjes
Emily Ratajkowski ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes që pas daljes së saj në klipin “Blurred Lines” të Robin Thicke.
26-vjeçarja së fundmi është kujdesur që t’i lërë pak vend imagjinatës me veshjen e saj, gjatë pjesëmarrjes në festën e Vogue në kuadër të Javës së Modës në Paris.
Për këtë eveniment, ajo kishte veshur një këmishë të bardhë klasike dhe të madhe në formë fustani.
Në pjesën e sipërme, këmisha ishte e hapur, kjo bëri që pjesa e gjoksit t’i ekspozohej mjaft shumë duke vënë në pah një pjesë të aseteve të saj.