Lajme

03 October 2017

Ryan Gosling dorë për dore me Eva Mendes në eventin e rëndësishëm

Edhe pse shumë të njohur, shumë të talentuar dhe prindër të dy vajzave, ata e mbajnë historinë e tyre larg syve të publikut.
Eva Mendes dhe Ryan Gosling janë një nga çiftet më të dashur e megjithatë që shfaqen shumë rrallë bashkë.

Mendes rrallë e shoqëron Gosling në tapetin e kuq të premierave dhe mbrëmjeve të çmimeve, Gosling rrallë e shoqëron Mendes në aktivitetet e New York.

“Njerëzit nuk e dinë që mua më pëlqen të qëndroj në shtëpi”, ka thënë Mendes për Shape në prill përse ajo nuk shkon në shumicën e eventeve publike me Gosling. “Në vend që të dal në tapetin e kuq, më pëlqen më shumë të rri me vajzat tona.”

Një përjashtim ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës kur Gosling prezantoi Saturday Night Live.
Paparazzi-t fotografuan atë dhe Mendes, të qeshur dhe shumë të afërt në restorantin Tao të New York-ut, ku u mbajt after party i spektaklit SNL. Aty ishin dhe yje të tjerë si Scarlett Johansson, Beyonce, Jay-Z, Alicia Keys e të tjerë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com