Georgina Rodriguez mjaft aktive pavarsisht shtatzënisë
Modelja 22-vjeçare, Georgina Rodriguez, e cila është në pritje të fëmijës së parë me superyllin portugez, Cristiano Ronaldo, ka qenë e pranishme në Santiago Bernabeu për ta shikuar partnerin e saj, në ndeshjen ndërmjet Real Madridit dhe Espanyolit.
Në stadium nuk ka munguar edhe djali i madh i Ronaldos, Cristiano Jr, i cili është fotografuar pranë modeles.
Bukuroshja kishte veshur një bluzë të ngushtë, xhinse dhe një pallto lëkurë gjatë pranisë së saj në tribunat e stadiumit. Natyrisht se fokusi i fansave ishte tek barku i Georginas, i cili është rritur, mirëpo ajo vazhdon të duket bukur.
Georgina ka treguar se vazhdon të jetë aktive përkundër shtatzënisë, ajo ditë më parë ka publikuar një video duke vallëzuar salsa.