Fergie i heq të gjitha për të promovuar albumin e publikuar sëfundmi
Fergie po bën të pamundurën për të promovuar albumin e saj të parë, të titulluar “Double Dutchess” dhe ditën e hënë, ajo nuk i ka lënë aspak vend imagjinatës, duke pozuar plotësisht e zhveshur.
42-vjeçarja dukej në një formë perfekte trupore në fotografitë nudo që do të jenë disa nga fotot që do të shoqërojnë albumin e saj.
Në njërën prej tyre, këngëtarja e njohur shihet të ketë vendosur krahun rreth gjoksit të saj të bollshëm. Ndërsa dorën tjetër, të cilën ka veshur një dorashkë të zezë, e ka ngritur sipër.