Maluma na njeh me dashurinë e tij, poston foto duke e puthur në buzë
Artisti i njohur që ka sjellë për publikun shumë hite në bashkëpunim me yje të njohur të muzikës si Shakira dhe Ricky Martin është kthyer në një nga këngëtarët më të dashur për publikun e gjerë nëpër botë. Fansat e tij të shumtë pëlqejnë tek ai jo vetëm zërin dhe këngët e bukura ritmike që sjell por edhe pamjen e tij. Ai ka fituar simpatinë e shumë vajzave, e përsa i përket romancave të tij nuk kanë qarkulluar shumë thashetheme. Ai ka qenë shumë diskret, e për këtë arsye të gjithë u surprizuan kur panë foton e postuar sëfundmi nga ai në Instagram. Në të ai shfaqet duke shkëmbyer një puthje në buzë me një femër. Krah postimit ai shkruan: “Një dashuri si ti.”
Në fakt, nuk bëhet fjalë për të dashurën, por për mamanë e tij. Artisti siç duket shumë i lidhur me nënën e tij, rikthen debatet për shkëmbimin e puthjeve në buzë mes prindërve dhe fëmijëve ku disa e konsiderojnë një veprim normal e të tjerë të papranueshëm.