Julia Roberts një “shejtane” e vogël në fillimet e karrierës si aktore
Aktorja, Julia Roberts, e cila arriti kulmin e famës me filmin “Pretty Woman” në vitet 1990, teksa kthehet pas në kohë, tregon se ka qënë një “shejtane” e vogel dhe egoiste gjatë ditëve të para si një aktore.
Në një intervistë të dhënë për “Harper’s Bazaar”, është shprehur se gjithçka ndryshoi që kur takoi bashkëshortin e saj, Daniel Moder.
“Prioriteti im isha unë, një shejtane e vogel dhe egoiste kur bëhej fjalë për filma”, ka thënë Julia, roli i parë i së cilës ka qënë në moshën 21-vjeçare.