Lajme

04 October 2017

Rrëfimi pa komplekse i Aurel Thëllimit për Dasarën: Më pëlqen tradhtia

Baritoni Aurel Thëllimi ishte i ftuari i radhës në emisionin “Dasara Radio Show”. Pas suksesit të shfaqjes me regji të sopranos Inva Mula, “Peshkatarët e perlave”, e cila u shfaq për tre ditë me radhë në Pallatin e Kongreseve, Thëllimi ndau me Dasarën emocionet e shfaqjes, por edhe atë që mendon për tradhtinë në çift.

Në kulmin e debatit që hapi një deklaratë e imamit Elvis Naçi lidhur me tradhtinë dhe rolin e gruas si bashkëshorte, Thëllimi nuk ngurroi të ndante me dëgjuesit e MCN Radios dhe shikuesit e Tema TV mendimin e tij për tradhtinë.

I pyetur nga Dasara në lidhje me rolin e Nourabadis-it, me të cilin shkëlqeu në skenë, Thëllimi u ndal në momentin më pikant të personazhit të tij dhe gjeti rastin të shtojë se artistët shpesh interpretojnë ndjesi që vetë nuk i kanë.

“Është një mallkim në momentin që gjej Lejlën dhe Nadirin duke u puthur, është një mallkim. Unë nuk jam kjo lloj natyre, prandaj artisti e ka të vështirë se duhet të fusë brenda vetes gjëra që nuk i ka. Mua më pëlqen të dashuroj, edhe tradhtia më pëlqen në fund të fundit. Më pëlqen dhe mendoj se njeriu kur niset për të tradhtuar, ka konsumuar gjërat e vjetra dhe është në kërkim të të rejave. Njeriu është në kërkim të të resë tërë jetën”, tha ai.

Pas komentit të Dasarës për mënyrën e drejtpërdrejtë dhe pa komplekse të të thënit të gjërave, Thëllimi shtoi: “Në momentin që ti gënjen veten, do të thotë se ti nuk jeton. Çdo njeri nxjerr konkluzione mbi mënyrën sesi jeton”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com