Lionel Richie i frikësuar për lidhjen e vajzës së tij Sofia
Legjenda e muzikës,Lionel Richie, ka treguar se është tmerrësisht i frikësuar që vajza e tij 19-vjeçe është në lidhje me Scott Disick 34-vjeç.
Ndërkohë që ka promovuar seritë e reja të “American Idol”, Lionel është pyetur edhe per këtë fakt.
“Jam tmerrësisht i frikësuar, po tallesh?! A kam qënë i shokuar?! Jam babai, të lutem”.shprehet Richie.
Sofia dhe Scott kanë bërë publike marrëdhënien e tyre në fund të muajit shtator. Edhe pse u fotografuan në muajin maj së bashku, ata mohuan se ishin në një lidhje, duke treguar se ishin vetëm miq.