Tom Cruise rikthehet sërish në sheshin e xhirimit
Aktori 55-vjeçar,Tom Cruise është fotografuar në Brentwood pas 7 javësh ndërprerje të xhirimeve të filmit “Mission: Impossible 6”.
Në muajin gusht, një video e publikuar në rrjetet sociale, shfaqet aktorin teksa hidhej nga një ndërtesë tek tjetra por fatkeqësisht gjërat nuk shkuan siç duhet dhe ai dëmtoi kyçin e këmbës.
Cruise dukej i lumtur dhe i çlodhur, madje është parë teksa buzëqeshte me kolegët e tij.
Data e publikimit të filmit do të jetë 27 korriku 2018.