Lajme

08 October 2017

Martohet aktori, ndërpriten xhirimet e “Game of Thrones”

Aktori Kit Harington, sipas faqes Radio Times, ka treguar gjatë një episodi të Jonathan Ross Show se do të martohet me kolegen Rose Leslie, pikërisht në periudhën ku duhet të ishte i angazhuar në sheshxhirim. Kjo situatë detyron që të ketë një ndalesë të xhirime sepse çifti ka krijuar raporte të ngushta miqësore me kastin e aktorëve dhe punonjësit e serialit të famshëm.

“I telefonova producentit dhe i thashë se do të martohem dhe në realitet është faji yt. Duhet të konsiderosh që është një martesë e ‘Game Of Thrones’. Duhet të jenë të gjithë dhe duhet të ndërpriten xhirimet”, tha Harington.

Produksioni pranoi kërkesën e aktorit dhe lejoi që të ketë një pauzë dhe Harington konfirmoi se ceremonia nuk do të ketë asnjë element të inspiruar nga seriali, duke pasur parasysh ngjarjet tragjike që qarkullojnë në çdo martesë në botën e krijuar nga shkrimtari George R.R. Marti.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com