Lajme

09 October 2017

Miley Cyrus shpjegon ndarjen e para disa viteve nga Liam Hemsworth

Miley Cyrus ka zbuluar për herë të parë arsyen e vendimit të saj për t’u ndarë nga i fejuari, Liam Hemsworth 4 vite më parë. Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja e “The Wrecking Ball” ka thënë: “Duhet të ndahesha. Nuk më pëlqen kur marrëdhëniet janë dy gjysma që përpiqen të bëhet një e tërë”.

“Kështu që, nuk mendoj se unë e kam atë varësi”, vijoi ajo. “Mendoj se njerëzit ndahen dhe kthehen sërish bashkë dhe kjo është diçka e mrekullueshme. Ti merr kohën e nevojshme për të njohur vetveten. Ke kohë të rritesh. Mendoj se nëse rritesh e varur nga një person tjetër, kurrë nuk do të jesh e fortë me veten tënde”.

Miley dhe Liam kanë qënë të lidhur për tre vitesh, duke u fejuar në 2012 por u ndanë një vit më vonë, në 2013. Ata u rithyhen me njëri-tjetrin në fillim të vitit 2016.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com