Lajme

09 October 2017

Robert Berisha tregon të vërtetën për pasurinë e VIP-ave

Teksa i shohim nëpër rrjete sociale personazhet e showbizit shqiptar, të krijojnë përshtypjen që bëjnë një jetë shumë luksoze e që pasuria e tyre është shumë e madhe.

Ndonjëherë edhe mërzitemi përse ne nuk kemi një jetë të tillë. Por mesa duket çdo gjë qënka sa për dukje në rrjetet sociale.
Të paktën kështu thotë Robert Berisha. I ftuar në një emision në RTK, bashkëshorti i Norës, ka treguar se të famshmit shqiptarë që pretendojnë se janë të pasur, në të vërtetë nuk janë të tillë.

Ai nuk ka folur vetëm për ata, por ka treguar se edhe vetë se ka katër kredi për të shlyer.
“Ashtu si i fitojnë, ashtu edhe i harxhojnë. Të gjithë janë të mbytur në borxhe si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri. Unë kam katër kredi”, është shprehur Roberti.

Përsa i përket projekteve të reja ai po punon për këngën e re me producentin Genc Hyseni.
Bashkëpunimi me Norën, “S’ka inat”, është shikuar deri më tani mbi 8.6 milionë herë në YouTube, të shohim ecurinë e këngës së re, nëse do arrijë të ketë të njëjtin sukses.
Është për t’u theksuar sinqeriteti i këngëtarit, i cili nuk e ka pasur problem të tregojë të vërteta që “VIP-at” e tjerë u druhen.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com