Një “Mollë e ëmbël” si Luana Vjollca
Këngëtarja dhe prezantuesja Luana Vjollca vazhdon të shijojë disa ditë të mira pushimi në Xhamajka së bashku me Getoar Selimin dhe motrën, Marina Vjollcën.
Luana, vazhdimisht ka postuar foto të ndryshme për fansat e saj në rrjetet sociale, por së fundmi prej saj vinë disa imazhe mjaft provokuese me bikini të verdha. Bashkëngjitur fotos ajo shkruan: “Mollë e ëmbël”.
Të shumta kanë qënë komentet mbi foton e publikuar, një prej tyre ka qënë edhe Krenar Çoçaj, i cili prej një kohe të gjatë përflitet si i dashuri i saj.
“Bombë nukleare do i ishte përshtatur më shumë si titull, fotografia ime e preferuar”,shkruan ai.