Lajme

09 October 2017

Pink shpërthen në kritika ndaj producentit Dr.Luke

Këngëtarja Pink së fundmi, ka shpërthyer ndaj producentit muzikor Dr.Luke, duke thënë se është një person i keq.

“Ja kam thënë së sy se nuk punoj më me të. Ai nuk bën biznes të mirë, nuk është njëri i sjellshëm dhe nuk bën gjënë e duhur kur i jepet mundësia”, shprehet këngëtarja.

Bashkëpunimi i fundit i Pink me producentin ka qënë në 2006 me këngën “I’m Not Dead” dhe ajo ka kaluar një periudhë aq të keqë në atë kohë, sa refuzon të punojë më të përsëri.

Dr.Luke është përfshirë në një betejë të gjatë ligjore me Kesha-n, pasi kjo e fundit pretendonte se Dr.Luke e kishte dhunuar atë seksualisht dhe verbalisht në 2014.
“Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Por ska rëndësi nëse ai e ka bërë apo jo atë, kjo është karma, ai mori atë çfarë meritonte pasi nuk është njeri i mirë”, thotë Pink për “New York Times”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com