Grimieri i Kylie Jenner mbledh për darkë disa nga blogeret më të njohura shqiptare
Shqiptari i cili grimon motrat Kardashian-Jenner ka disa ditë që ndodhet në Tiranë, ku zhvilloi një klasë “tutorial”, për të gjitha femrat, që janë të apasionuara pas makijazhit.
Shumë prej blogereve shqiptare dhe femrave të tjera të njohura të ekranit shqiptar, nxituan të takonin grimierin, ndoshta edhe për të zbuluar ndonjë sekret bukurie.
Darka ishte edhe me fantastike pasi, Arieli mblodhi bashkë në një nga restorantet e kryeqytetit, emra si Armina Mevlan, Lori dhe Sara Hoxha, Anxhelina dhe Agnesa Hadërgjonaj, Alban dhe Beatrix Ramosaj, Ketrina Jarazi etj. Për më tepër detaje nga darka, dhe si u veshën vajzat shqiptare, shihni fotot dhe videot më poshtë.