Dukesha shkëlqen në daljen e saj të parë publike pas lajmit për shtatëzaninë e tretë
Qëkur u bë publike shtatëzania e tretë e Dukeshës Middleton ajo nuk kishte dalë më në publik për arsye shëndetësore. Për herë të parë ajo ka dalë e shoqëruar nga princ William e princ Harry gjatë një pritjeje në Buckingham Palace për Ditën Botërore të Shëndetit Mendor. Kate dukej elegante e mahnitëse si gjithmonë, e veshur me një fustan të kaltër dantelle me mëngë të gjata dhe mbante në dorë clutch-in e saj klasik të zi. Kate e kishte plotësuar paraqitjen me një make-up natyral e flokët me onde. Trioja mbretërore, Kate, William dhe Harry kanë qëndruar në shoqërinë e të ftuarve nga organizatat e shëndetit mendor.