Një tjetër dasmë po afron, Miriam Cani jep lajmin e bukur…
Një tjetër çift vip ka vendosur ta kurorëzojë dashurinë e tyre disavjeçare në martesë. Bëhet fjalë për dyshen mjaft të dashur nga gjithë publiku, Miriam Cani dhe kantautori Alban Skënderaj.
Ka qënë vetë Miriam, ajo e cila nuk ka hezituar të flasë së fundi dhe për jetën e saj private.
Dasma pritet të ndodh shumë shpejt, por ende nuk ka një datë të saktë. Kanë qënë pikërisht angazhimet e shumta në karrierë dhe ardhja në jetë e vogëlushes Ameli, që i ka lënë pak prapa në këtë aspekt.