Demi Lovato flet për periudhën më të keqe të jetës së saj, varësinë nga droga dhe alkooli
Në dokumentarin e saj më të ri, këngëtarja Demi Lovato flet për një nga periudhat më të vështira në jetën e saj, kohën kur ishte e varur nga droga dhe alkooli.
“Unë isha e dehur dhe e droguar çdo ditë. Ishte shumë e vështirë të punohej me mua” tha Demi.
Incidenti më i madh ndodhi në vitin 2010 kur ajo goditi një nga kërcimtarët e saj gjatë një fluturimi privat në Peru. Pas kësaj ngjarjeje ajo aplikoi për trajtim për “probleme emocionale dhe fizike”. Bashkëpuntori i saj në një intervistë të dhënë është shprehur se këngëtarja ishte në rrugën e vetëvrasjes.
Por ajo tashmë duket se e ka lënë pas atë periudhë të keqe dhe është kthyer me sukses në skenën muzikore. Premiera e filmit “Simply Complicated” do të shfaqet në YouTube, më 17 tetor.