Era Istrefi vjen me një look krejt ndryshe, ja si duket ajo…
Këngëtarja Era Istrefi, para disa ditësh solli bashkëpunimin e saj me reperin amerikan French Montanën, këngën ”No I love you”. Kënga me Frenchin deri më tani është shikuar mbi 4.8 milionë herë në YouTube.
Së fundmi,Era ka vendosur të bëjë një ndryshim në pamjen e saj. Përveç se vjen me një stil të ri flokësh, bukuroshja ka ardhur edhe me risi në veshjen e saj.
E veshur e gjithë me ngjyrë portokalli, Era duket shumë ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim kohëve të fundit.
“Unë jam e re, f… të vjetrat”, ka shkruar Era në llogarinë personale në Instagram.