Argjentina ka një “ëngjëll” të vogël
Këngëtarja, Argjentina Ramosaj e cila prej një kohe shumë të gjatë nuk ka sjellë për publikun e gjerë ndonjë produksion të ri muzikor vazhdon të jetë mjaft aktive me fotot që ajo publikon në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka shpërndarë për të gjithë ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram” një video të djalit të saj. Ai duket vërtet shumë i ëmbël teksa përpiqet të hajë kokërrat e shegës. Komentet për videon e publikuar kanë qënë të shumta ku të gjithë e kanë uruar Argjentinën për ëngjëllin e vogël.