Komenti i Paris Hilton zbukuron dhe më tepër foton e Era Istrefit
Këngëtarja Era Istrefi e cila po vazhdon të ketë sukses në arenën ndërkombëtare, ditë më parë solli këngën “No I Love Yous” në bashkëpunim me French Montanën. Këngë kjo e cila deri më tani është shikuar mbi 5.6 milion here në YouTube. Gjithashtu ajo ka perfomuar para një publiku të madh në qytetin amerikan të New Yorkut.
Së fundmi, Era ka postuar një foto ku ajo duket vërtet bukur me një palë pantallona, të cilat si emblemë kishin fytyrën e trashëgimtares së famshme të familjes Hilton, Paris Hilton.
“Parisi të thërret dhe unë them, po, po”, kishte shkruar Era bashkëngjitur fotos. Kjo foto nuk ka kaluar pa u vënë re nga Paris Hilton e cila ka komentuar në foton e bukuroshes shqiptare.