Marina dhe Geti zgjedhin Firencen për të mbyllur “muajin e tyre të mjaltit”
“Muaji i mjaltit” për Marinën dhe Getoarin ende nuk ka përfunduar. Pas 3 javësh pushime në Xhamajkë, ata kanë vendosur të kalojnë pjesën e mbetur të muajit të mjaltit në një tjetër vend.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instgram, Marina ka zbuluar edhe destinacionin e radhës ku shfaqen të lumtur së bashku më Getoarin në Katedralen e Firences, Itali. Mendohet se ky është destinacioni i fundit për ta sepse më pas ata do të rikthehen për të vazhduar me projektet e tyre, Marina me emisionin e ri dhe Geti me këngë të reja.