Vajza e Eminem një 21 vjeçare shembullore
Eminem është shumë krenar për arritjet e vajzës së tij Hailie Scott Mathers, pavarësisht problemeve që ka pasur me mamanë e saj, Kim.
“Eminem është shumë krenar për Hailie, ajo është gjëja më e mirë e tij dhe e Kim. Ajo është e zgjuar, popullore, e motivuar, e sjellshme dhe me këmbë në tokë. Reperi ishte i vendosur që vajza e tij të rritej jashtë vëmendjes mediatike dhe gjëja e fundit që dëshironte ishte të kishte një vajzë show biz-i, dhe ai ka bërë një punë të mirë, duke marrë parasysh problemet mes tij dhe Kim. 21-vjaçarja është shumë e përkushtuar ndaj studimeve dhe punon shumë”, u shpreh një burim i afërt me reperin e famshëm.