Adelina Tahiri e lumtur në lidhjen e saj të dashurisë me biznesmenin
Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri është përfolur së tepërmi kohët e fundit për jetën e saj personale. Por së fundmi vetë ajo ka pohuar se është në një lidhje dashurie, dhe se ndjehet shumë e plotësuar në jetën e saj. Ajo nuk ka zbuluar identitetin e tij por shprehet se i dashuri i saj është biznesmen dhe di të luajë shumë mire piano. Edhe në profilin e saj në Instagram ajo ka postuar një foto ku sërish nuk ka bërë publike fytyrën e tij, ajo çfarë mund të vërehet në foto janë vetëm gjymtyrët e poshtme dhe aksesorët që mbajnë në dorë.