Rihanna pranon mbipeshën në intervistën e fundit për “The Cut”
Së fundmi, diva e popit, Rihanna në një intervistë për “The Cut” ka treguar më tepër detaje rreth jetës së saj përtej muzikës. Fillimisht është ndalur tek mbipesha, që është përfolur kohët e fundit. Ajo ka pranuar se është e vetëdijshme për të gjitha ndryshimet në peshën e saj, pavarësisht se i kushton vëmendje maksimale pamjes fizike.
“Unë kam patur gjithnjë masa të ndryshme për trupin pasi fiziku im ndryshonte vazhdimisht. Një ditë mund të vesh gjithcka kam, ditën tjetër më duhet dicka e gjerë për të fshehur difektet. Vërtetë i kushtoj vëmendje veshjes cdo ditë kur hap dollapin, për të ditur se si do më shkojë dita,” – u shpreh ajo.
Ndërsa kur u referua rrjeteve sociale u shpreh se janë “trendi i vdekjes” sepse sipas saj Instagrami po shkatërron industrinë e modës pasi sa më shpesh shihet një veshje, aq më pak e preferuar është.