Dafina Zeqiri dhe Noizy bëjnë “paqe”
Para disa vitesh marrëdhëniet ndërmjet reperit Noizy dhe këngëtares Dafina Zeqiri nuk kanë qenë fare të mira. Por si duket me kalimin e kohës këta të dy kanë ndryshuar qëndrimin ndaj njëri tjetrit, dhe madje mund të konsiderohen edhe si miq shumë të mirë. Një fakt i tillë kuptohet lehtësisht nga veprimet e tyre, ku fillimisht ka qënë Dafina ajo e cila ka postuar në rrjetet sociale një foto, ku shihet e veshur me një bluzë nga linja e Noizyt.
“Illyrian Bloodline..si mendoni?” kishte shkruar këngëtarja duke e etiketuar Noizyn sipër fotos.
Ndërsa së fundmi , ka qënë reperi i cili e ka përkrahur atë për projektin e fundit, duke ia postuar këngën në profilin e tij në Instagram dhe padyshim edhe duke e etiketuar Dafinën.