Lajme

17 October 2017

“Ngjyra e kuqe ” shumë i shkon Lindita Halimit

Këngëtarja Lindita Halimi, e cila prej kohësh është zhvendosur në Shtetet e bashkuara të Amerikës njihet për suksesin e saj në skenën muzikore. Këtë vit ajo përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “Botë”, ku fatkeqësisht nuk arriti të kualifikohet në finale. Më pas, Halimi publikoi një këngë me titull “Rock Vine”, e cila u mirëprit mjaft mirë nga publiku.
Linda është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, ku vazhdimisht publikon imazhe të ndryshme nga jeta e saj. Edhe së fundmi, Halimi ka publikuar në InstaStory disa foto, ku shfaqet mjaft provokuese me pozat e saj e veshur me një fund të kuq prej lëkure.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com